Lajme Sport

Mbappe forcon zërat e merkatos, hap rrugën për transferimin në Madrid

Kylian Mbappe dhe qëndrimi i tij te skuadra parizine PSG, është sërish në pikëpyetje. Francezi që arriti të fitojë Kupën e Botës dhe që u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1, ka bërë një deklaratë interesante rreth të ardhmes së tij.

Prej kohësh, emri i talentit francez, është lidhur me një kalim te Real Madrid, por deri tani PSG nuk ka lejuar transferimin e tij, mendohet që vlera e Mbappe është plot 250 milionë euro.

“E ndjej se është koha që të kem më shumë përgjegjësi. Ndoshta këtu në Paris, do të isha i lumtur, por ndoshta edhe diku tjetër”, ka thënë sulmuesi francez kur është pyetur rreth të ardhmes së tij.

“Aktualisht jam në kulmin e karrierës time. Dua të provoj gjëra të reja dhe që mbaj përgjegjësi vetëm unë. Çfarëdo që ndodh, faleminderit nga të gjithë”, ka shtuar Mbappe.

Related posts

Dekreti i Metës për Pushtetin Vendor, Fino: Ndjej keqardhje

Klaudia gotanews

Siguria ushqimore, Rama paralajmëron masat e forta: Burg deri…

Xhensila Gotanews

Protesta e 11 Majit/ Reagon Zv.kryeministri

Mila
Na Kontaktoni!