HomeSport

Mbappé më i shpejtë se Bolt? Sprint me 38 km/h!

Fitorja ndaj Monaco, ishte kurorëzimi i PSG si kampionë të kampionatit francez. E protagonisti kryesor, ishte pikërisht Kylian Mbappe. Paraqitja e jashtëzakonshme e tij, u shpërblye me tre gola, ku me shumë spikat goli i parë i shënuar. Sulmuesi i talentuar i Paris Saint Germain, ka arritur një shpejtësi në golin e parë sa të gjithë po e krahasojnë me rekordmenin e atletikës Usain Bolt. Bolt mban rekordin për 100 metra, të kryer në 9”58′ dhe me një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h. Ndërkohë në aksionin e golit Mbappe, arriti një shpejtësi prej 38 km/h.

Në Botërorin e 2009 në Berlin, atleti xhamajkan arriti një shpejtësi prej 44.72 km/h, por gjithsesi, shpejtësia prej 38 km/h e arritur nga Mbappe, është impresionuese, aq më pak kur bëhet fjalë për një futbollist, që nuk kryen një stërvitje të një disipline specifike.


TË NGJASHME