HomeSport

Mbappe në Madrid?! Hazard fton zyrtarisht francezin

Eden Hazard, ylli i Real Madrid ka hapur “dyert” për një transferim të Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”. Skuadra spanjolle është prej kohësh në ndjekje të yllit francez dhe verën e ardhshme ndoshta do të ofrojë plot 350 milionë euro për të afruar futbollistin.

Sipas belgut, Mbappe brenda pak kohe do të jetë futbollisti më i mirë në botë.

“Nëse do mundja ta sillja Mbappen në Real Madrid do ta bëja. Ai do të bëhet më i miri në botë. Ka shumë lojtarë të rinj me potencial të madh, por ai do të bëhet një ndër më të mirët në botë. Në moshën 20-vjeçare kam fituar kampionatin francez, por në statistika nuk mund të krahasohem me Mbappen. Po përmirësohesha nga pak, ndërsa Mbappe është në majë në moshën 20-vjeçare”, u shpreh Hazard.

“Los Blancos” nesër do të pres PSG-në në “Santiago Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.


TË NGJASHME