HomeSport

Mbappe zbulon idhullin e tij! Nuk ta besoni cili është…

Kylian Mbappe konsiderohet gjerësisht si ylli që do të dominojë në futboll pas largimit të dyshes ikonike, Messi-Ronaldo.

Lojtari i PSG po kthehet në një frymëzim për shumë lojtarë të rinj dhe fëmijë të apasionuar pas këtij sporti, por së fundmi, kampioni i botës dhe ka zbuluar se cili ka qenë futbollisti i parë që e ka bërë të dashurojë futbollin.

Mbappe u shpreh se është mahnitur ku ka parë Zinedine Zidane, të cilin ai e konsideron si një hero të fëmijërisë së tij.

Sipas francezit, Zidane kishte çdo gjë që një futbollist modern mund të kërkonte dhe duke parë edhe sukseset e trajnerit aktual të Real Madrid, është mëse e kuptueshme pse Mbappe zgjedh pikërisht atë si idhullin e tij të parë.

“Nëse të pëlqen futbolli dhe je francez, atëherë Zidane është padyshim shembulli që duhet ndjekur. Ai ka frymëzuar breza të tërë dhe mendoj se ka qenë një lojtar dhe njeri i kompletuar. Për më tepër, për Francën, figura e tij ka një rëndësi të veçantë.”

Megjithatë, Mbappe shtoi se me kalimin e kohës, filloi të ndiqte shumë Cristiano Ronaldon, që u bë më pas edhe një nga njerëzit që e ka frymëzuar më shumë yllin e kampionëve të Francës.

Ndërsa sa i përket ngjashmërisë në stilin e lojës me Ronaldo ‘fenomenin’, Mbappe pranoi se i ka ndjekur me kujdes lëvizjet që braziliani bënte në zonë dhe është përpjekur të mësoj sa më shumë prej tij, pasi kampioni i botës e konsideron si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ndërkohë në Spanjë, nuk kanë munguar spekulimet se këto deklarata të Mbappe, janë një sinjal i qartë se talenti francez kërkon që një ditë të luajë për Real Madrid, duke ndjekur në këtë mënyrë edhe gjurmët e idhujve të tij.


TË NGJASHME