HomePolitikë

Mbarojnë zgjedhjet në Austri, Kurz shpallet fitues

Sebasian Kurz është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme në Austri, me 37 për qind të votave. Kështu, ai ka shanse të mira për të qenë sërish kancelar i vendit, katër muaj pasi dha dorëheqje nga ky post.

33 vjeçari, që i takon të djathtës në Austri, kishte rrëzuar vetë qeverinë e kaluar pasi që dy zyrtarë të atij ekzekutivi, që i takonin partisë tjetër në koalicion me Kurzin, ishin zënë në një skandal të njohur tanimë me emrin Ibizagate.

Partia e koalicionit, e të djathtës ekstreme FPO, ka humbur 10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe vetëm 16% të totalit të votave. Kurzit i duhet tashmë një parti tjetër për të formuar koalicion.

Socialdemokratët kanë marrë 22% të votave, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë 13.5% të votave, një rritje e konsiderueshme nga vetëm 4% sa kishin pasur në mandatin e kaluar.


TË NGJASHME