HomePolitikë

Mbaron afati, opozita vazhdon protestën

Megjithëse kanë kaluar dy orë, aq sa policia e Tiranës i ka dhënë leje opozitës për të zhvilluar protestën, ajo vazhdon. Në gatishmëri janë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe autoboti i ujit. Opozita e bashkuar proteston para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe krijimin e qeverisë tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira. Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë.

Më herët, protestuesit kanë kërkuar leje në polici për të protestuar deri në mesnatë, por policia ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.


TË NGJASHME