HomeSociale

Mbërrijnë në Itali mjekët shqiptarë, Di Maio mesazh falenderimi

Ditën e djeshme, u bë e ditur në media se një ekip prej 30 mjekësh e infermierësh shqiptarë, do të niseshin për në Itali me qëllim ndhmesën në situatën e vështirë që po kalon shteti fqinj. Ekipi ka mbërritur ditën e sotme në Itali, ku janë pritur në aeroport nga ministri italian i Shëndetësisë Luigi di Maio.

Në shenjë falenderimi, Di Maio ka postuar në facebook, një video ku falenderon Shqipërinë për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira që po kalon Italia.


“Solidariteti me Italinë nuk ka kufij dhe madje Shqipëria sot ka treguar se ka një zemër të madhe. Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh ka mbërritur në Fiumicino dhe do të shkojnë në Lombardi nesër, në zemër të kësaj urgjence për të mbështetur mjekët tanë, infermierët tanë dhe punonjësit tanë social dhe shëndetësor. Pak përforcim për të mbështetur gratë dhe burrat në llogore tani për javë. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar për afërsinë e treguar pavarësisht se urgjencat i prekën edhe ata. Për qytetarët italianë, për ata që janë duke punuar dhe përballen me këtë emergjencë në terren, unë vetëm them një gjë: nuk do ju lëmë vetëm. Kurrë. “, shkruan Di Maio.


TË NGJASHME