HomeSociale

Mbërrin trupi i nëntetares Hasanaj, ja kur mbahen homazhet

Ditën e sotme mbërrin në atdhe trupi i pajetë i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten të plagosur edhe dy efektive të tjerë të FA.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sot në orën 12.45 në bazën ajrore në Rinas do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares Hasanaj.

Ndërkohë nesër, më 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesemarrjen e përfaqesuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.

zarife

TË NGJASHME