HomeLajmi i Fundit

Mbi 15 orë në temperaturë -25 gradë/ Fundi tragjik i 39 personave brenda kamionit

Vdekje e ngadaltë dhe e tmerrshme. Kështu e kanë përshkruar ekspertët fundin tragjik të 39 personave brenda kamionit rrugës teksa tentonin të mbërrinin në Angli.

Daily Mail duke iu referuar ekspertëve shkruan se viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale..Ata hipën në kamionin e drejtuar nga Mo Robinson, 25 vjeç, që tashmë është i arrestuar me dyshimin për vrasje. Në fund të rrugës të gjithe u gjetën të vdekur brenda kamionit.Nga hetimet, ka dalë se ata u përballën me temperaturat shumë të ulëta të frigoriferëve në kamionin që transportonte biskota.Mendohet se temperaturat brenda frigoriferit kanë qenë -25 gradë celsius dhe kjo ka qenë vdekjeprurëse për gjithë emigrantët.Thirrjet e tyre për ndihmë nuk u dëgjuan dot nga akush, as nga shoferi. Kështu ata kanë bërë më shumë se 15 orë rrugë në ato temperatura e në fund përfunduan të ngrirë.

1
2
3
4
5
6
7