HomeLajmi i Fundit

Mbi 300,000 persona kanë ngelur të pastrehë nga shpërthimi në Liban

Presidenti Libanez Michel Aoun bëri thirrje për një takim urgjent të kabinetit dhe tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dy-javore pas një shpërthimi masiv në Beirut që vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi 4,000 të tjerë.

Shpërthimi i së martës qe tronditëse për të gjithë qytetin, duke shkaktuar dëme edhe në periferi të kryeqytetit. Zyrtarët thanë që ata presin që numri i vdekjeve të rritet më tej ndërsa punëtorët e urgjencës gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit.

Guvernatori i qytetit të Beirut, Marwan Abboud tha se deri në 300,000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe autoritetet po punojnë për sigurimin e tyre me ushqim, ujë dhe strehim.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë por zyrtarët e lidhën këtë shpërthim me rreth 2,750 tonë nitrat amoniumi të konfiskuar që ishin ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet.

Kryeministri Hassan Diab bëri thirrje për një ditë zie për të mërkurën.