HomeSociale

Mbi 6 orë për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës. Ç’po ndodh me mbrojtjen e pronarit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit hodhi në tokë dje lokalin “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili u arrestua pasi sulmoi turistët nga Spanja. 

panorma1

Objekti ishte ndërtuar në një territor prej rreth 2 mijë metrash katrorë, sipas IKMT-së pa leje, e megjithatë familja Kokëdhima e shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe vendin përpara objektit për plazh.

panorma1

Në aksionin e nisur prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm, përveç forcave të IKMT-së, të pranishme kanë qenë edhe forca të Policisë lokale dhe FNSH. Aksioni ka startuar prej orës 07:00 të mëngjesit, për të përfunduar me hedhjen përtokë të objektit rreth orës 13:00, orë në të cilën u larguan nga zona edhe inspektorët e IKMT-së.

Zona përreth objektit është rrethuar e gjitha përpara orës 07:00, ndërsa forcat e Policisë kanë shkuar në mbështetje të IKMT, por edhe për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm që mund të krijohej në zonë. Megjithatë, gjatë operacionit për shembjen e barrestorant “Panorma” të Kokëdhimës, nuk është hasur në kundërshtimin e qytetarëve, apo familjarëve e të afërmve të Kokëdhimës. Përreth objektit nuk ishin të pranishëm asnjë nga personat e afërt apo familjarë të Kokëdhimës, të cilët kanë punuar prej vitesh në këtë objekt.

NDERTIMI PA LEJE

Përveç bar-restorantit, në objekt ishin të ndërtuara edhe tri dhoma, të cilat shërbenin kryesisht për punonjësit dhe pronarët e objektit, por jo për t’u dhënë me qira për pushuesit. Ndërsa sipas IKMT-së, plazhi pranë lokalit të Mihal Kokëdhimës shfrytëzohej pa asnjë lloj leje për plazh me pagesë. Tashmë, përveç shembjes së objektit pa leje, pushuesve u është liruar edhe plazhi në këtë zonë, duke u kthyer në një hapësirë publike. Zona që shfrytëzohej nga Kokëdhima është një nga më të preferuarat nga banorët, por edhe nga turistët.

Aksioni për shembjen e objektit ka nisur fillimisht me heqjen e tabelës që tregonte emrin e lokalit, “Panorma”, ndërsa më pas ka vijuar me shembjen e tarracës për të vijuar me të gjithë godinën. Ky aksion u përmbyll rreth mesditës, pa shënuar ndonjë incident. Barrestorant “Panorma” ka rezultuar të ishte pa leje, i cili ishte ndërtuar përpara vitit 2012, ndërsa ishte futur në proces legalizimi. Sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës, 51-vjeçari Mihal Kokëdhima rezulton të jetë dënuar për ndërtim pa leje, por duke kryer vetëm dënimin me 18 muaj shërbim prove. Aktualisht objekti është i shembur, ndërsa vetë Kokëdhima vijon të qëndrojë në burg.

AVOKATET

Mësohet se studioja ligjore që përfaqësoi Mihal Kokëdhimën gjatë seancës për masën e sigurisë, që u zhvillua ditën e diel në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë, nuk do ta mbrojë më 51-vjeçarin. Nuk dihen arsyet apo i kujt ishte vendimi, por duket se tashmë Kokëdhima do të përfaqësohet me tjetër avokat për çështjen e tij, që pritet të apelohet. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës ditën e diel, duke vendosur masën “Arrest në burg”, avokatët e tij e quajtën të padrejtë vendimin, ndërsa duket se tashmë Kokëdhima pas apelimit do të përfaqësohet nga të tjerë avokatë.

panorma
1
3

TË NGJASHME