HomePolitikë

Mbledhja e fundit në kushtet e jashtëzakonshmërisë, Rama: Verifikoni tokat për lagjet e reja

Kryeministri Edi Rama gjate mbledhjes se mengjesit te sotem te kabinetit qeveritar njoftoi se kjo është mbledhja e fundit që zhvillohet në kushtet e gjendjes se jashtezakonshme. 

“Kjo është mbledhja e fundit që bëjmë në kushtet e jashtëzakonshmërisë, mbledhjet e tjera do fokusohen në zyrën e ministrit të plotfuqishëm”, tha Rama, duke dhene detaje nga te zhvillimet e fundit lidhur me punet qe po behen ne terren, si per ndihmen e banoreve te prekur edhe me planet per ridnertim ne zonat e rrenuara nga termeti tragjik.

Ai theksoi se puna për rindërtimin e lagjeve të reja duhet të nisë shumë shpejt e bashke me to edhe verifikimi i tokave ku ato do të ndërtohen.

“Menjëherë drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Qoftë nga pikëpamja e planeve, projekteve, duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për rindërtimin po ecën. Koha është e ngushtë, kështu që në 19 duhet të kalojmë ligjin e posaçëm. Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet. Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet”- tha Rama.

Kryeministri nuk ka pa shigjetuar edhe sot organizaten kriminale sic e ka quajtur ai, ‘KÇK’, ‘Kap Ça të kapësh’, duke theksuar se pavarësisht faktit që ajo mund të jetë tokë shtetërore, mund të ketë raste që mund të jetë grabitur.

“I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen”, tha Rama.


TË NGJASHME