HomePolitikë

Mbledhja e Këshillit Politik, flet Gjiknuri e Bylykbashi

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së këshillit politik, u shpreh se PD dhe LSI nuk kanë sjellë propozim për ndryshim sistemi në tavolinë.

”Asnjë propozim për ndryshim sistemi. Asnjë nuk ka ardhur. Nëse ka kërkesë nga të gjitha partitë, kryesore, që kanë peshë në elektorat, ne jemi të hapur. Por mazhoranca shprehet e fundit.”- tha Gjiknuri.

Gjiknuri ka thënë se sot nuk pati dakordësi për dy temat, teknologjinë si dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

”PD bëri këtë propozim, që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Por ka problem, a e lejon Kushetuta. Ne nuk kundërshtuam, por as nuk dhamë dakordësi, por do e shohim. Por aty ka probleme pasi a mund të investohet Gjykata Kushtetuese në çdo çështje për zgjedhjet.

Çfarë kemi ne në dorë. Të bëjmë ligjin. Nëse biem dakord për administratën zgjedhore, për rekrutime jo vetëm nga administratë zgjedhore, por edhe të tjerë më arsim të lartë, mund të zgjidhen komisionerë. Përfaqësues politik por jo me vendimmarrje dhe vendimmarrja bëhet nga përfaqësuesi jopolitik.  Kjo është mundësia. Është e mundshme. Nuk e kuptoj pse e kundërshton, por do të mbajë skemën e politizuar që e akuzon vetë. Le ta thonë publikisht.  E di kush do ishte më e ndershme, që të thonë që të jenë këta. Nuk është depolitizim të çojë një jopolitik dhe të gjihë politikë, ajo është ujqërit dhe delet. Ne e kemi shprehur vullnetin politik. Për teknologjinë jemi dakord. Jemi gati edhe për më shumë por problem është a shtrihet tek e gjithë Shqipëria. Ose të thonë që në disa qendra votimi ku unë kam merak apo problem të implementohet teknologjia.”- tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca po përpiqet të krijojë mundësi për manipulimin e zgjedhjeve duke kundërshtuar aplikimin identifikimi biometrik në të gjithë qendrat zgjedhore.

Çdo numërim do të ishte i pavërtetë . Çdo rezultat zgjedhor i shpalluar do të ishte i manipuluar. Refuzimi sot nga maxhoranca bën të pamundur arritje n e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishëm siç është administrimi i zgjedhjeve dhe shpallja  e rezultatit. Sot bëmë një propozim për Kolegjin zgjedhor që të jetë Gjykata Kushtetuese që do shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe palëve. Por pa arritur konsensus nuk shkohet më tej, nëse PS do të reflektojë, i hapet rruga kompromisit për të gjetur zgjidhje për çështjet e tjera të rëndësishme. Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim, identifikim biometrik. Kjo është e gatshme dhe e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Kjo do të ishte pika e kompromisit , përpjeka e Gjiknurit për t’ju shmangur kësaj, janë përpjekje për të lënë të hapur deri në që një pjesë e madhe kutive të votimit, të mbushen me vota me votim familjarë, të votohet me kartë identiteti të falsifikuar apo që komisionerët të mbushin kutitë në mënyrë kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i manipuluar dhe i pamundur të kërkojmë certifikim”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi edhe kërkesën e demokratëve për qeveri tranzitore, teksa tha se është e padiskutueshme për opozitën dhe se ajo duhet të miratohet.

Qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Çështja e KQZ nuk është diskutuar ende dhe do jetë pjesë hapësirave për kompromis nëse do kemi mundësin të garantojmë që kutitë e zgjedhjeve nuk do mbushen. Ne ja bëmë të qarët mazhorancës, pa dakordësi për pengimin e mbushjes së kutive, pa dakordësi për identifikimin biometrik, nuk mund të arrihet kompromis mbi  çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë që maxhoranca të reflektojë” shtoi Bylykbashi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME