HomeSociale

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Basha pranon ftesën e Presidentit

Zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike ka njoftuar se Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në njoftim thuhet se Basha ka theksuar se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira.

“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se  Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira.” -bëri të ditur zyra e shtypit pranë PD.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME