HomePolitikë

Mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama merr vendimin e papritur

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së mëngjesin e sotëm. Mësohet se një nga vendimet e marra në këtë mbledhje ka qenë shtyrja e datës së Asamblesë së PS-së. Është vendosur që ajo të zhvillohet në datë 23 korrik.

Ndërkohë kujtojmë që në mbledhjen e së hënës me kryesinë e PS-së, u vendos që Asambleja të zhvillohej më 22 korrik.

Një ditë më parë Kryeministri Rama iu kërkoi drejtuesve të 4 qarqeve të Veriut, të që të bëjnë kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta. Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.


TË NGJASHME