HomePolitikë

Mbledhja e sotme e KQZ, ja çfarë u shqyrtua

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vijojë punën normalisht, pavarsisht krizës politike dhe tensioneve mes palëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka shqyrtuar tre projektvendime të reja.

Ata kanë të bëjnë me akdreditimin e pesë gazetarëve të Associated Press, për lirimin e sekretarëve në disa KZAZ, por edhe për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes për disa qendra votimi.

Njoftimi i KQZ-së

Tiranë më 26.06.2019Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

-“Për miratimin e gazetarëve të Associated Press, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Associated Press, për akreditimin e 5 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

-“Për lirim dhe emërim të sekretarëve të KZAZ-ve nr 20, nr.36, nr.38, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-“Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.


TË NGJASHME