HomePolitikë

Mbledhje deri në 3 të mëngjesit, Basha përjashton përgjithmonë Berishën dhe 7 anëtarë të tjerë nga PD

Në mbledhjen e orëve të vona ditën e djeshme (e hënë 10 Janar 2022), Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës nga PD.

Vendimi u mor në mbledhjen që nisi pas orës 19:00 të së hënës dhe përfundoi rreth orës 03:30 të mëngjesit këtë të martë.

Bashkë me përjashtimin e Berishës, Kryesia ka vendosuar edhe përjashtimin e 7 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit që u zhvillua më 11 dhjetor.

Të përjashtuarit e tjerë janë:

– Bujar Nishani

– Flamur Noka

– Albana Vokshi

– Edmond Spaho

– Arben Ristani

– Klevis Balliu

– Kletis Kruja

E po ashtu janë pezulluar:

– Agron Shehaj

– Aldo Bumçi

– Belind Kelliçi

– Blendi Himci

– Çlirim Gjata

– Edit Harxhi

– Edi Paloka

– Eno Bozdo

– Ervin Minarolli

– Gent Deromemaj

– Genc Pollo

– Genti Strazimiri

– Rigels Mucollari

– Ivi Kaso

– Ledina Mandia

– Luan Baci

-Lorenc Luka

-Mimoza Hajdarmataj

-Oerd Bylykbashi

-Tritan Shehu

/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME