HomePolitikë

Mbledhjen e grupit të PS, mesazhi i Ramës për deputetët

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me deputetet e PS-së kur ka folur për çështjen e presidentit Ilir Meta dhe kërkesën e shumicës qeverisëse për shkarkimin e tij.

Kryeministri Rama ka theksuar se për këtë çështje do të pritet raporti final i Komisionit të Venecias.

“Për çështjen e presidentit do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojme nje dokument shpjegues per hapat qe do ndjekim më tej”- mësohet të ketë thënë Rama.

Po ashtu, kryeministri ka theksuar se Rezoluta e Parlamentit Europian për financimet, duhet të miratohet sa më shpejt si pjesë e paketës anti-shpifje.

Një tjetër porosi për të cilën ka folur Rama në mbledhje është ajo e buxhetit të ri. Ai u kërkoi deputetëve që të nisin punën për buxhetin e vitit 2020


TË NGJASHME