HomePolitikë

Mblidhet grupi i PS. Ja porosia e Ruçit për deputetët

Grupi Parlamentar i Partisë Saocialiste ka mbajtur një mbledhje ditën e sotme, ku raportohet se është mbajtur në mungesë të kryeministrit Rama pasi nuk ka qenë i pranishëm. Mediat televizive raportojnë se Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, u ka kërkuar socialistëve që në sallën e Kuvendit të mos diskutojnë asgjë që lidhet me opozitën, duke vënë në fokus të diskutimeve vetëm ligjin dhe qytetarët.

“Të ketë prezencë në seancën plenare dhe disiplinë. Te mos ketë diskutime me objekt opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Ruçi.

Ruçi ka njoftuar gjithashtu se do të ketë senacë parlamentare ditën e mërkurë


TË NGJASHME