HomeSociale

Mblidhet KLP, ja kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe

Mblidhet online Këshilli i Lartë i Prokurorisë me praninë e nëntë anëtarëve dhe agjendën e dakordësuar unanimisht.

KLP miratoi po ashtu raportin vjetor  mbi veprimtarinë e Këshillit për periudhën janar 2019-dhjetor 2019.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

KLP miraton projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .

U miratua projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Erion Çela në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Vlorë.

KLP miratoi projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës .

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Aslan Bajramaj në funksionin e Drejtuesit të   Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .

Caktimet janë të përkohshme për një afat 3 mujor nga data 27 Prill 2020-26 Korrik 2020.

KLP miraton gjithashtu 4 projekt-akte të vlerësimit, në kuadër të rivler?simit kalimtar për prokurorët Arben Smaçi, Afërdita Ndoi, Kolë Hysenaj dhe Avni Kraja. Raportet kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit


TË NGJASHME