HomePolitikë

Mblidhet Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura.

Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Bushka tha se lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore janë të pamundura së bashku, sepse në zgjedhje do të ketë lista të pafundme.

Bushka thekson se dy qëllimet e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore qëndrojnë për ndryshime në Kushtetutë, ndërsa ai i pragut kombëtar 2% do të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.

”Kemi riformuluar dy nenet. Bëhen më të qartë dhe lënë kriteret kryesore për t’u detajuar në Kushtetutë. Tre qëllimet që nismëtarët nisën për ndryshimet në kushtetutë, listat e hapura mbeten, pjesa e parashikimeve për koalicionet parazgjedhore është e parashikuar, dhe pragu është gjithashtu, por në diskutimet tona menduam që vetëm elementet themelore të përcaktohen në Kushtetutë, pragu duhet zgjidhur në formulimet e Kodit Zgjedhor.

Po filloj me nenin 1, që ndryshon 64-ën. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë sipas një një sistemi proporcional me konkurrim rajonal.”- tha Bushka.


TË NGJASHME