HomePolitikë

Mblidhet komisioni për shkarkimin e Presidentit, mesazhi i forte i këtij të fundit

meta

Teksa është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta me anulimin e zgjedhjeve lokale 2019, ky i fundit ka zgjedhur të përgjigjet në rrjetet sociale.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të ngritjes së institucioneve të drejtësisë. Mbledhja e Komisionit, rasti i parë në historinë tonë parlamentare. Jemi treguar të matur për ta trajtuar siç duhet çështjen dhe Komisionin Hetimor. Raporti që do prodhojë Komisioni duhet të vendosë pikat mbi ‘i’për atë që ka ndodhur”, u shpreh Ulsi Manja.

“Është hera e parë që po hetohet një president. Jemi vonuar, duhet të ishte përmbushur qëllimi pse është ngritur Komisioni”, është shprehur nga ana tjetër nënkryetari Zeneli.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për referendum të ri”, shkruan Meta.

Presidenti kërkoi edhe ditën e djeshme një referendum për të zgjidhur ndër të tjera ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Sa i përket Komisionit Parlamentar, në mbledhjen e sotme do të administrohet Opinioni Final i ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i Presidentit mbi informacionet për djegien e Kuvendit në ditën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.


TË NGJASHME