HomePolitikë

Mblidhet Kryesia e PS, mësoni arsyen

Ka nisur këtë mëngjes mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku i pari në selinë rozë ka mbërritur kryetari Edi Rama.

Pika kryesore në rendin e ditës janë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Pas 30 qershorit, PS është përfshirë në zgjedhje të brendshme dhe faza e parë ka përfunduar. Tani pritet të nisë edhe faza e dytë, ndërkohë që deri në fund të muajit nëntor pritet të zgjidhen të gjithë kryetarët e PS-së në Shqipëri.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeminstri Rama do të jetë në një tjetër mbledhje, kësaj here me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, për të diskutuar pikërisht mbi hapat që do të ndiqen për realizimin e kësaj reforme.


TË NGJASHME