HomePolitikë

Mblidhet online Konferenca e Kryetarëve, ja vendimet që u morën

ruci

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot ‘on line’ nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci.

Në fillim të mbledhjes Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Në përfundim të mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe grafikun e shqyrtimit te akteve normative me fuqinë e ligjit në komisionet e përhershme parlamentare.

Në vendim thuhet se priotitetet e veprimtarisë së Kuvendit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë: miratimi i akteve normative të Këshillit të Ministrave, miratimi i projektligjeve që lidhen me situatën e pandemisë COVID-19 dhe ratifikimi i marrëveshjeve me organizata dhe institucione ndërkombëtare, të cilat janë emergjente.

Njoftimi i plote:

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, sot u zhvillua Konferenca e Kryetarëve. Konferenca u zhvillua online, nëpërmjet programit Cisco Ëebex.

Në fillim të mbledhjes Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. “Ju falenderoj të gjithëve ju si edhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për kontributin në këtë proces. Kuvendi i ka dhënë dhe po i jep procesit të integrimit europian legjitimitetin e duhur.”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Pasi i njohu anëtarët e Konferencës me rendin e ditës, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen online. Po kështu edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme. Kjo do të kërkojë prezencën fizike në Kryesinë e Kuvendit të kryetarëve të komisioneve. Gjatë shqyrtimit të akteve normative dhe projektligjeve të tjera kërkesat për pjesëmarrjen e ministrave mbeten të pandryshuara, pra të njëjta me situatat normale.

Në varësi të ecurisë së mbledhjeve të komisioneve si edhe të evoluimit të situatës së pandemisë COVID-19, do të vendosim edhe për zhvillimin e seancës së ardhshme plenare.”

Në mbledhje u miratua edhe grafiku i  të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit.

Konferenca u zhvillua në frymën e një mirëkuptimi të plotë në lidhje me priotitetet e veprimtarisë së Kuvendit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme: miratimi i akteve normative të Këshillit të Ministrave, miratimi i projektligjeve që lidhen me situatën e pandemisë COVID-19 dhe ratifikimi i marrëveshjeve me organizata dhe institucione ndërkombëtare, të cilat janë emergjente.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, porositi që për vendimet e Konferencës së Kryetarëve të informohen të gjithë deputetët.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME