HomePolitikë

Mblidhet sot Kuvendi, ja çështjet që do diskutohen

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot nën masa të rrepta, pas një muaji që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Me vetëm dy orë në dispozicion, në parlament do të diskutojnë 24 çështje.

Deputetë të pajisur me doreza, maska e dezinfektantë dhe me një distancë prej 1.5 metrash nga njëri tjetri.

22 nisma ligjore do të diskutohen që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 marsi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME