HomeShowbiz

Mbretëresha Elizabeth hap zemrën me Princ Harryn

Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry ka takuar për herë të fundit në një takim privat Mbretëreshën Elizabeth, i cili ka zgjatur disa orë.

Burime për ‘The Sun’, kanë treguar se Elizabeth i ka shprehur keqardhjen e vetë Harry-t lidhur me vendimin e tij së bashku me Meghan për t’u larguar nga Kensington. Më tej mbretëresha i ka thënë nipit të saj se e do shumë atë dhe se është gjithmonë i mirëpritur në mbretëri në rast se një ditë do të ndryshojë sërish mendje.

Kujtojmë se në momentin kur Meghan dhe Harry vendosën të largohen, Elizabeth u shpreh se do donte ta shikonte Archie-n njëjtë si princat e tjerë në mbretëri, megjithatë ajo e respektoi vendimin e tyre


TË NGJASHME