HomeLajme

Mbreti dhe katër gratë

Një herë e një kohë, ishtë një mbret, i cili kishte katër gra.Një ditë prej ditëve mbreti u sëmur rëndë, dhe ishte në çastet e fundit të jetës së tij.
Ai kishte frikë të shkonte në jetën e përtejme i vetëm, kështu që pyeti gruan e tij të katërt , e cila ishte e preferuara e tij, e donte aq shumë sa i blinte diamantë, ar dhe veshje mjaft elegante.Ai e pyeti atë nese do të vdiste me të dhe të shkonin së bashku në jetën e përtejme?
Gruaja e katërt iu përgjigj se nuk donte të vdiste dhe të shkonte në jetën e përtejme.
Mbreti gjithashtu dashuronte dhe gruan e tretë ai i kishte lënë asaj në zotërim njërën nga mbretëritë e tij, dhe i bëri asaj po të njëjtën pyetje nëse do shkonte me të në jetën e përtejme.
Gruaja e tretë iu përgjigj se e donte shumë jetën e saj, dhe nuk donte të vdiste me të, madje i tha se pasi ai të vdiste ajo do të rimartohej serish.
Gruaja e tij e dyte i ishte gjendur pranë gjithmonë në kohë të vështira, kështu që ai e pyeti nëse do të vdiste me të.
Gruaja e dytë i tha se nuk mund ta ndihmonte dot këtë herë, por i tha se ajo do bënte të mundur organizimin e funeralit të tij dhe se do të ishte atje kur ai të varrosej.
Papritur një zë nga diku u dëgjua.”Unë do të lë gjithçka për ty dhe do vij me ty kudo që ti të shkosh, edhe në jetën e përtejme”
Mbreti pa gruan e tij të parë, por ajo ishte pikërisht gruaja që ai i kishte kushtur më pak vëmendje.Ai u ndje keq për këtë gjë dhe i kërkoi asaj falje që nuk ishte kujdesur më shumë për të kur kishte qenë gjallë.
Morali i gjithë kësaj historie , është që ne të gjithë kemi nga katër gra.
Gruaja jonë e katërt është trupi ynë, ne na pëlqen ta dekorojmë atë duke veshur veshje të shtrenjta, duke blerë bizhu, por në fund të fundit ato nuk do të jenë me ne në jetën e përtejme.
Gruaja jonë e tretë janë zotërimet tona, ne harxhojmë kaq shumë kohë duke besuar se do jenë të tonat përgjithmonë, por jo asgje nuk do jetë e jona në fund, ne nuk do te mund të marim dot asgjë me vete, ato do tu jepen të tjerëve pas nesh, kjo ishte arsyeja se pse gruaja e tretë i tha mbretit se do të rimartohej pasi ai të vdiste.
Gruaja jonë e dytë, është familja dhe shoqëria jonë. Ne iu besojmë atyre, ata janë gjithmonë aty për ne kur kemi nevojë për ndihmë, por në fund të gjithçkaje ata vetëm do të vijnë në funeralin tonë dhe nuk mund të na ndihmojnë dot me asgjë.
Gruaja jonë e parë është pikërisht shpirti, ne zakonisht e neglizhojme pjesën e te kujdesurit për shpirtin tonë, e asaj që jemi ne thellë në vetën tonë, duke neglizhuar gjënë më të shtrenjtë, të vetmën gjë që do marim me vete në jetën e përtejme.
Kujdesu për trupin tënd, mundohu të jesh i shëndetshëm.Gëzoji ato qe ke arritur në jetë dhe komfortin që të japin.Qëndroji afër familjes dhe miqve të tu për dashurine që të japin dhe kujdesin që kanë ndaj teje.
Por mos harro të kujdesesh për shpirtin tënd, ushqe shpirtin tënd në fillim.
Kalo pak më shume kohë vetëm.Reflekto nëpërmjet zërit të shpirtit.Medito.
Sepse është burimi i jetës tënde dhe është shoku yt më besnik.
Shpresoj që kjo histori të ketë ndihmur ty ose dikë që ti do…

M.D /GotaNews


TË NGJASHME