HomeSport

Mbrojtësi 21-vjeçar i Borussia i jep fund karrierës, për një arsye tragjike

Dario Scuderi, cilësohej si një prej talenteve më premtues të skuadrës së Borussia Dortmund. Mirëpo, vetëm 21 vjeç, mbrojtësi është detyruar ti thotë stop futbollit të luajtur dhe të vari këpucët në gozhdë, për një arsye tragjike.

Tre vite më parë, më 14 shtator, Borussia Dormund U-19 po zhvillonte një ndeshje kundër Legia Warszawa. Pikërisht në këtë ndeshje, Scuderi do të pësonte një dëmtim në gju që do ta detyronte të hiqte dorë nga futbolli. Dëmtimi i rëndë në gju, e detyroi mbrojtësin e ri të hiqte dorë nga futbolli edhe pse për plot 3 vite ai luftoi për tu kthyer edhe njëherë si profesionist në fushat e blerta.

Ligamentet e gjurit u këputën plotësisht dhe doktorët konfirmuan një frakturë të dyfishtë. Nëntë operacione dhe rreziku për të prerë edhe këmbën bënë që më në fund, talenti i kombëtares U-19 të Italisë të dorëzohej.


TË NGJASHME