HomeSport

Mbrojtësi i Kombëtares drejt Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku po kalon një sezon të shkëlqyer me Kozencën në Serinë B. I ndihmuar edhe nga shtatlartësia e tij, që t’ia dalësh në duel ndaj shqiptar është thuajse e pamundur.

Dermaku e vërtetoi këtë gjë edhe në sfidën e fundjavës ndaj Padovës që u mbyll në barazim pa gola. 27-vjeçari, i cili është dhe kapiteni i skuadrës, arriti që t’i mbante larg portës kundërshtarët.

Ndërkohë në vlerësimin pas ndeshjes, “TifoCozenza” nuk i ka kursyer elozhet për mbrojtësin. “Muri, ose gjigandi shqiptar! Ju quajeni si të doni, por ai dëshmoi se është siguria absolute e ekipit”, ishte përshkrimi për të.

dermaku-allenamento

Ndërkohë se fundmi, mediat italiane raportojnë se Dermaku ndiqet nga skuadra e Bolonjës në Serinë A dhe me shumë gjasa pritet që sezonin e ardhshëm të veshë fanellën e skuadrës që drejtohet nga Sinisha Mihajloviç.


TË NGJASHME