HomeSport

Mbrojtësi kuqezi do të zëvendësojë Pepe në Besiktas

Nga sa bëhet me dije, në web-et informative të Besiktas, skuadra turke ka bindur mbrojtësin kuqezi dhe pritet zyrtarizimi i këtij transferimi.

Pasi ka përfunduar kontrata me Pepe dhe Enzo Roco, Besiktas po shikon për transferta të radhës.

Skuadra turke nuk është duke parë vetëm për një mbrojtës, por dy, një ndër të cilët është edhe Berat Gjimshiti.

Sipas Medias turke Fotospor një takim u mbajt në Milano me agjentin serb Milos, i cili ka sjellë më parë Kerim Frein dhe Dushko Tosiç në Besiktas. Në këtë takim doli dhe emri i Berat Gjimshitit, i cili luan në Atalanta.

Mbrojtësit kuqezi i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani. Atalanta i kërkonte 1 milion euro por Besiktas do të priste verën për ta bërë pjesë të klubit si lojtar të lirë. Kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre, janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin në 500 mijë euro.

Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk Senjol Gunesh, duke marrë parasysh edhe mungesën e lartpërmendur të Pepe dhe Enzo Roco.

 


TË NGJASHME