HomeSport

Mbrojtësi Rugani rezultoi pozitiv me COVID-19, Juventus tregon për situatën në klub

Klubi italian i Juventus, nëpërmjet një komunikimi për shtyp, ka treguar se vec Daniele Ruganit, nuk ka asnjë pjesëtar tjetër të klubit të prekur. Në këtë mënyrë, klubi ka hedhur poshtë pretendimet e mediave argjentinase që raportuan se edhe Paolo Dybala ishte infektuar me COVID-19.

Në komunikatë, gjithashtu thuhet se 121 anëtarë të klubit, përfshirë edhe kreun e klubit Agnelli janë të izoluar., por nuk janë të infektuar. Bota e futbollit është prekur nga coronavirus-i dhe ishte Rugani lojtari i parë në Itali që rezultoi pozitiv pas testeve të kryera.


TË NGJASHME