HomeShowbiz

Mbush 20 vjeç, “Baby One More Time” e Britney Spears

Britney Spears shkroi në Twitter për të kujtuar 20 vjetorin e këngës së saj debutuese “Baby One More Time”.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë atë që do të thotë për mua fakti se 20 vjet më parë, bota dëgjoi muzikën time për herë të parë. Shumë ka ndodhur që nga ajo kohë, por unë dua të falenderoj fansat e mrekullueshëm që kanë qenë me mua që nga dita e parë”, shkruan Spears.

 Popstarja 36 vjeçare, shpërndau dhe një klip 30 sekondësh, që përfshinte disa pamje gjatë regjistrimit të “Baby One More Time”. Gjithashtu ajo përfshiu edhe pjesë nga një intervistë nga ajo kohë, ku këngëtarja deklaronte se të dëgjoje këngën në radio do të jetë një gjë e mrekullueshme.

TË NGJASHME