HomeShowbiz

“Mbylla një histori dashurie”/ Atdheu për Bora Zemanin: Më lëndoi!

Atdhe Xheravina, ish-konkurrenti i “Përputhen” ka qenë së fundmi i ftuar tek Ermal Peçi në ABC, ku foli gjerë e gjatë në lidhje me lajmet dhe zërat që qarkullojnë për të dhe Bora Zemanin. Zërat rreth marrëdhënies së tyre kanë bërë lëmsh showbizin shqiptar dhe tani dyshjo nuk ndjek më njëri-tjetrin në Instagram çka lë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur diçka dhe këtu të vjen ndërmend vetëm ndarja.

Atdheu tha:

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.”

Por kur Ermali e pyeti direkt për Borën ai tha:

“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”

Megjithatë fjalia e tij nuk la përpshtypjen se mes tyre ka pasur diçka, tashmë Athdeu e ka konfuzuar më shumë publikun.

Pastaj Atdheu shtoi se së fundmi kishte mbyllur një një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria.

Ermali e pyeti nëse ajo vajzë e ka emrin shqiptar dhe Atdheu iu përgjigj “po dhe është një emër shumë të ftohtë”, ndërsa shtoi se nuk e ka më follow në instagram.


TË NGJASHME