HomeTeknologji

Mbyllen 32 000 llogari të rreme në Twitter

Rusia, Kina dhe Turqi kanë shkaktuar dezinformim në rrjetin social Twitter, ndaj të gjtiha llogaritë false të krijuara në këto shtete do të mbyllen.
Janë më shumë se 32 mijë llogari të cilat janë mbyllur nga vetë Twitter.

Rrjeti më i madh, në mesin e tre të çmontuarve, është ai kinez. Ai përbëhej nga 23 750 llogari, përmbajtja e të cilave shpërndahej në 150 mijë llogari të tjera.

Këto rrjete përdoreshin për aktivitete të koordinuara dhe manipuluese, me synimin për t’u përhapur në vende të tjera”, shpjegon Twitter.
Rrjeti rus ishte i përbërë nga rreth 1 000 llogari të lidhura me politikën aktuale, një grumbull informacioni që bënte propagandë në emër të qeverisë.


TË NGJASHME