HomeRajon

Mbyllen votimet në Maqedoni, dalin rezultatet e para

Mbërrijnë dhe rezultatet e para nga faqja zyrtare e internetit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 170 mijë vota kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 120 mijë.

KSHZ-ja pak minuta më parë njoftoi po ashtu se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind deri në orën 18:30, çka do të thotë se për pak orë do të kemi dhe presidentin e ri të vendit.

***

Përfundon procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku është arritur censusi prej 44,5 %. Të dhënat kanë të bëjnë me orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Ai theksoi se me këtë është arritur censusi dhe se zgjedhjet janë të suksesshme. Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore1.808.131
Numri i votuesve të përpunuar(99,54%)1.799.742
Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar801.457
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve (pa ZRD)3.512
Numri i qendrave të votimit të përpunuara (pa ZRD)(98,52%)3.460
Pjesëmarrja*44,53%

TË NGJASHME