HomeSociale

Mbyllet Bypassi i Fierit, Rama njofton dy tendera të rinj

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot për të inauguruar hapjen e Bypass-it të Fierit.

Rama njoftoi se brenda qershorit do hapet tender edhe për ndërtimin e aksit përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet me Bypass-in e Fierin.

“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama në një postim në “Facebook”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME