HomeSport

Mbyllet faza në grupe e Champions League, përcaktohen 16 ekipet që vazhdojnë në fazën tjetër

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur edhe faza në grupe e Champions League. 16 ekipe janë kualifikuar për raundin e radhës, ndërkaq 8 ekipe të vendeve të treta do të vijojnë aventurën europiane në Europa League.

Raundi tjetër i Ligës së Kampionëve do të jetë më 16 dhjetor në orën 12.00 në Nyon ku do të hidhet shorti për raundet e para me eleminim direkt. Takimet do të fillojnë me ndeshjen e parë, të planifikuar në 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, dhe ato të kthimit të planifikuar për në ditët 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Vendet e para:

PSG

Bayern Munich

Manchester City

Juventus

Liverpul

Barcelona

Leipzig

Valencia

Vendet e dyta:

Real Madrid

Tottenham

Atalanta

Atlético Madrid

Naples

Borussia Dortmund

Lyon

Chelsea

Ekipet që kalojnë në Europa League:

Clube Brugge

Olympiacos

Shakhtar

Bayer Leverkusen

Salzburg

Inter

Benfica

Ajax


TË NGJASHME