HomeLajme

Mbyllet hetimi për Besnik Muçin, ja kur jepet vendimi

Besnik-Muci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur hetimin gjyqësor për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Pavarësisht se gjyqtari kërkoi kohë për ardhjen e dokumentacionit nga Turqia, KPA tha se koha në dispozicion ka qenë e mjaftueshme.

“Kërkesa e subjektit Muçi për dhënie kohë për ardhjen e disa akteve nga Turqia rezulton e pa bazuar, pasi ka pasur kohë të nevojshme për t’i marrë”, deklaroi KPA.

Për këtë arsye Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për çështjen dhe të kalojë në fazën e konkluzioneve përfundimtare në datën 12 nëntor, ora 12:00.


TË NGJASHME