Lajme Sport

Mbyllet java e dytë e Superligës, ndryshon sërish renditja

Ditën e djeshme, u mbyllën edhe ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë Superiore. Rezultatet e ndeshjeve, ndikuan edhe në renditjen e përgjithshme të Superligës.

Vendi i parë, ndahet mes Kukësit dhe Skënderbeut që kanë pikë të plota, por verilindorët janë në krye për arsye golavarazhi.

Në vendin e tretë, Tirana, që po ashtu si Vllaznia dhe Teuta, numërojnë nga 3 pikë. Partizani i gjashtë, me 3 pikë, ndërsa poshtë “demave” Bylisi me vetëm një pikë.

Në tre vendet e fundit, renditen Laçi, Luftëtari dhe Flamurtari, ende pa asnjë pikë pas dy javësh në Superiore.

Rezultatet e javës së dytë të Superiores:

Tirana-Teuta 0-0

Laçi-Skënderbeu 1-2

Bylis-Vllaznia 0-0

Luftëtari-Partizani 0-1

Flamurtari-Kukësi 0-3

Related posts

Këto zona të Tiranës sot dhe nesër do jenë pa energji elektrike

Mila

Krimet Zgjedhore, Arta Marku firmos udhëzimin për prokurorët

Xhensila Gotanews

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga…

Mila
Na Kontaktoni!