HomePolitikë

Mbyllet protesta te Kryeministria. Protestuesit e opozitës marshim drejt Parlamentit

Pas rreth 1 orë e 45 minuta para Kryeministrisë, protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Parlamentit dhe më pas drejt Partisë Demokratike. Protesta e sotme është tërësisht paqësore deri në këto momente.

“Katër muaj qëndrese ditë e natë çmontuan ngrehinën kriminale para syve të botës. Një javë na ndan nga 30 qershori, varreza politike e organizatës kriminale të Rilindjes. Ju ftoj të jemi në çdo shesh dhe në çdo rrugë për të mbrojtur demokracinë. Ju ftoj tani në përmbyllje të këtij mesazhi të qartë të dëgjuar në Evropë dhe Amerikë, marshoni me mua drejt Parlamentit, drejt shtëpisë së lirisë Partisë Demokratike. Ndizni dritat që ta shoh gjithë bota”, tha Basha në fund të fjalës së tij.


TË NGJASHME