HomeSport

Mbyllet Serie A, kryeministri Conte firmos dekretin

Nëpërmjet një deklarate për mediat, kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi ndërprerjen e çdo lloj manifestimi, si dhe ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive.

Sipas kryeministrit, dekreti është hartuar tashmë dhe pritet të publikohet në fletoren zyrtare, , ndërsa Conte theksoi edhe njëherë se e gjithë Italia është zonë e mbrojtur tashmë dhe jo vetëm rajone të caktuara.

“E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi kryeministri Italian.

Fjalët e Contes konfirmojnë të që përflitej prej disa ditësh në Itali, pra ndërprerjen e kampionatit të paktën deri më 3 prill, me shpresën që më pas të rikthehet normaliteti, ndërsa ende nuk dihet si do të procedohet me kalendarin.


TË NGJASHME