HomeSociale

Mbyllet sot viti shkollor 2019-2020

Sot mbyllet përfundimisht viti shkollor 2019-2020. Pandemia COVID-19 ka bërë që mbyllja e shkollave të bëhet para peridhës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe në një protokoll të jashtëzakonshëm.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka sqaruar dhe se çfarë do të ndodhë me sistemin arsmimor në këto kushte në një deklaratë të bërë pak kohë më parë.

“Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi tjetër është provim i maturës, për maturantët. Kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”.

Në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, ministrja Shahini tha se  në shtator do të bëhet përsëritja e mësimeve online para se të vazhdohet me kurikulën e vitit të ri shkollor 2020-2021.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME