HomeSociale

Mbyllet zyrtarisht fusha e plehrave në Porto Romano

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbeldhjen e fundit mbylljen vend-depozitimit të plehrave fushën e Porto Romanosnë Durrës.

Gjithesej janë 155 mijë metra katrore që do të transfomohen, në zonën e Porto Romanos. Investimi është rreth 14 milion euro, ndërsa punimet duhet të nisin në Mars të 2020 për të përfunduar pas tre vitesh.
Vend depozitimi i plehrave në Durrës është ndoshta zona më e ndotur në Shqipëri, prej dekadash aty janë grubulluar jashtë çdo kriteri plehrat duke u lënë të degradojnë në qiell të hapur.


Sipas projektit fillimisht do të bëhet kapsulimi dhe me pas rehabilitimi i tokës, ndërkohë që me projekte të tjera është planifikuar nisja e urbanizmit të zonës.
Me mbylljen e fushës mjaft të rrezikshme të depozitimit të mbetjeve në Durrës bashkia e këtij qyteti do t’i depozitojë plehrat në landfillin e Tiranës. Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombetar i Territorit ka miratuar planin kombëtar sektorial në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta.


TË NGJASHME