HomeSociale

Mbylli karrierën në polici, Ardi Veliu i akordon Certifikatën “Për shërbime të dalluara” Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i ka akorduar Certifikatën “Për shërbime të dalluara” Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik, lirjan Çanos, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit për Kufirin Eduart Merkaj, si dhe drejtues të tjerë të nivelit drejtues të Policisë, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, i ka dorëzuar Drejtues Ilirjan Çanos, Certifikatën e akorduar me rastin e mbylljes së karrierës në radhët e Policisë së Shtetit.

13c69fe8-f4fa-457a-aec4-1e0e618570bc

“Në përfundim të rrugëtimit të z. Çano në strukturat e Policisë së Shtetit, është nder për mua dhe Policinë që sot kolegut, mikut e shokut tonë, t’i dorëzoj Certifikatën për shërbime të dalluara”, tha Vocaj.

Ilirjan Çano ka falënderuar Drejtorin Vocaj dhe njëkohësisht Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin e kontributit të dhënë gjatë dekadave, në detyrat që ka kryer, kolegët me të cilët ka punuar dhe e kanë mbështetur, si dhe shprehu gatishmërinë që përsëri do të jetë pjesë aktive e Policisë së Shtetit.

2fec128c-70fb-4243-bb8d-e5dea1404726
fdc688d9-e857-4b20-8714-2d55fce8c0fe

TË NGJASHME