HomeSociale

Mbyllja e guroreve, Klosi përplaset me pronarët

Ndërsa vazhdon aksioni i IKMT-së për shembjen e guroreve në Krujë, ministri i Mjedisit Blendi Klosi është përplasur me pronarët, të cilët janë kundër mbylljes së tyre. Klosi është shprehur se ata duhet të aplikojnë për leje në ministrinë e Energjetikës, për t’i zhvendosur në një vend tjetër, pasi zona është e mbrojtur.

Guroret do të spostohen, nuk ka shanse që të vazhdohet ky aktivitet. Është zonë e mbrojtur, zonë turistike. Duhet të kuptoni që kjo do mbyllet. Aplikoni për leje në ministrinë e Energjetikës për t’u vendosur në një vend tjetër”, iu tha Klosi pronarëve.

Ndërkohë ditën e sotme janë mbyllur 12 gurore dhe 26 furra gëlqerore.


TË NGJASHME