HomeSociale

Mbyllja e shkollave, tjetër njoftim i rëndësishëm nga qeveria

Qeveria ka gati një vendim për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujdesen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri nga data 10-23 mars.

Në vendimin thuhet se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ky vendim u propozua ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe pritet të futet në zbatim.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME