HomePolitikë

“Mbyllje e lokaleve dhe heqje e lejese së drejtimit për 3 vite”, Rama rikujton edhe njëherë masat parandaluese

Ashpërsohen masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirus-it. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se prej ditës së nesërme, do të mbyllen të gjitha lokalet. Gjithashtu duke marrë parasysh numrin e lartë të personave që nuk iu bindën urdhërit për ndalim qarkullimin, Rama iu rikujtoi se rrezikojnë heqjen e patentës me 3 vite.

? TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

[email protected]

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

? TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

? NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

? LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!


TË NGJASHME