HomeLajmi i Fundit

Mbytet 49-vjeçari në plazhin e Durrësit

Një turist është mbytur në plazhin e Durrësit. Mësohet se humbur jetën shtetasi gjerman S.A., 49 vjeç. 49-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e një arresti kardiak pasi është futur në det për t’u larë.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.