HomeLajme

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Një person është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Viktima është Besnik Marlika nga Kruja.

Familjarët bëjnë me dije se Marlika, 78 vjeç vuante nga diabeti, dhe pak minuta pasi është futur ne det dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe është mbytur.

Lezhë / Informacion paraprak

Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


TË NGJASHME