HomeSport

McGregor e ka seriozisht, shumë pranë blerjes së klubit të madh europian

Boksieri profesionist i UFC, Conor McGregor, ka vendosur seriozisht që të blejë një nga klubet më të mëdha në Europë, Sëlltikun e Skocisë.

McGregor e ka njoftuar një gjë të tillë nga një postim në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se tani bisedimet me skocezët kanë avancuar dhe shumë shpejt do të bëhet pjesë e Selltik si aksioner.

Më parë kur bota e futbollit po ziente nga debati kudnër krijimit të një Super Lige, McGregor shprehi dëshirën për të blerë klubin e Machester United në Angli dhe lajmi bëri bujë të madhe.

Mirëpo, tani 32-vjeçari skocez duket serioz në dëshirën e tij për t’u përfshirë në futboll.

Ai tha:

“Me Sëlltikun është zhvilluar një bisedë për t’u bërë aksioner i madh i tij dhe jam sinqerisht i interesuar për këtë gjë. Më pëlqejnë të dy ekipet edhe Manchester United edhe Seltiku dhe jam i hapur për të dyja. Ndjej se mund të bëj gjëra të mëdha për një klub.”


TË NGJASHME